ART Finance & Consulting

A-uditim & Kontabilitet (Accounting & Auditing)
R-aportim (Reporting)
T-atime (Tax)

ART> > >në financë dhe konsulencë!

Investoni kohën dhe përpjekjen tuaj në drejtimin e biznesit tuaj. Na lini neve kontabilitetin, raportimin tatimor, auditimin dhe menaxhimin financiar.

Shërbimet

Çfarë bëjmë ne

Ne nuk bëjmë thjesht numra dhe llogari – ne jemi partnerët tuaj në ndërtimin e një themeli të fortë financiar. Me saktësi, përvojë dhe përkushtim, ndihmojmë bizneset të marrin vendime të mençura dhe të arrijnë sukses afatgjatë. Në çdo hap, qëllimi ynë është t’ju fuqizojmë për të realizuar vizionin tuaj.

01.

Shërbimet e kontabilitetit

Menaxhojmë librat tuaj të kontabilitetit dhe  financiarë me saktësi dhe profesionalizëm, duke siguruar që pasqyrat financiare të jenë gjithmonë në përputhje me standardet dhe aspektet tjera ligjore. Përkujdesemi që biznesi juaj të marrë mbështetjen e duhur për vendimmarrje të informuar.

02.

Shërbimet tatimore

Ofrojmë zgjidhje efektive për përmbushjen e detyrimeve tatimore, përgatitjen e deklaratave dhe optimizimin e ngarkesës tatimore. Ekspertiza jonë garanton përputhshmëri me ligjet tatimore të Kosovës, duke reduktuar rreziqet dhe duke maksimizuar përfitimet. Po ashtu ekspertiza jonë ju ndihmon të shmangni gjobat dhe të mbani një qasje të qartë ndaj ligjeve komerciale dhe tatimore.

03.

Këshilla financiare

Ju ndihmojmë të zhvilloni strategji të qëndrueshme për rritje financiare, investime të mençura dhe menaxhim të qëndrueshëm të kapitalit. Qasja jonë e personalizuar siguron plane financiare që reflektojnë qëllimet dhe nevojat tuaja specifike. Ofrojmë zgjidhje praktike dhe strategji financiare për të maksimizuar performancën e biznesit tuaj. Mbështetemi në analiza të detajuara për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të duhura dhe për të arritur qëllimet afatgjata.

04.

Auditim

Në proces . . .

PSE TË NA ZGJIDHNI NEVE

Saktësi, besim dhe përvojë – partneri juaj financiar i sigurt.

Ne ofrojmë shërbime të kontabilitetit që ndërtohen mbi saktësinë, besimin dhe përvojën shumëvjeçare. Me profesionalizëm të lartë dhe përkushtim, ndihmojmë biznesin tuaj të marrë vendime financiare të sigurta dhe të informuara. Zgjedhja jonë garanton një partner të besueshëm për suksesin tuaj financiar.

Gjithmon të Saktë

Sigurojmë raporte dhe analiza të sakta, duke vendosur një standard të lartë profesionalizmi.

Përkushtim i Palodhur

Punojmë me përkushtim dhe kujdes maksimal për të përmbushur nevojat tuaja financiare.

Disponueshmëri Maksimale

Gjithmonë pranë jush, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme kurdo që ju nevojitet.

dëshmitë e punës sonë

Çfarë thojnë klientët tanë besnik?

"Shërbimet e tyre janë të sakta dhe të organizuara. Gjithmonë ndiejmë siguri që financat tona janë në duar të sigurta."
Besniku
CEO & Founder Art-Ing
"Profesionalizmi dhe përvoja e tyre na kanë ndihmuar të optimizojmë operacionet financiare dhe të përmbushim detyrimet tona tatimore pa stres."
Premtimi
Director at Dynamic
"Ata ofrojnë zgjidhje të personalizuara dhe një qasje proaktive që na ka ndihmuar të rrisim performancën tonë financiare."
Gjelbrime
Director at Initech